Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar pas premtimit të kryeministrit në detyre Avdullah Hoti, për sigurime shëndetësore për qytetarët e Kosovës, përcjell InLajmi
Mushkolaj ka publikuar një shkrim, ku kryeministri Hoti në kohën kur ishtë Minister i Financave kishte bëtë të njejëtin premtim tek qytetarët, premtim ky që ka të bëjë me sigurimet shëndetësore të qytetarëve.
Ndërkaq sipas analistit 5 vitë më vonë Hoti po vazhdon me premtimin e njejët, kurse tutje thekson edhe premtimin tjetër të Hotit, ku sipas tij ka të bëjë me ndërtimin e stadiumit kombëtar.
Postimi i plotë i tij:
Në vitin 2016 Avdullah Hoti, atëherë ministër i Financave, kishte premtuar se qytetarët do të kishin sigurime shëndetësore nga janari i vitit 2017. Pesë vjet pas, ai po premton të njëjtën gjë. Nejse, atëherë e pat premtuar edhe ndërtimin e stadiumit kombëtar. /InLajmi/