Të hyrat në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), gjatë kohës së pandemisë kanë rëndë në 65%, raporton InLajmi
Kështu ka bërë bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të BKS-së, Sami Mazreku, ku ka theksuar se problem për këtë institucion mbesin automjetet e pasiguruara ku dëmi nga kjo është mbi 3 milionë euro.
“Gjatë kësaj kohe angazhimi ynë ka qenë për të menaxhuar BKS në kohën më të vështirë si pasojë e Covid-19 , dhe të hyrat kanë rënë deri në 65%. Gjatë kësaj kohe jemi munduar të që bëjmë ndryshime në Byronë e Sigurimit. Shqetësimi jonë mbetet numri i madh i automjeteve të pasiguruara dhe dëmi që shkakton kjo është mbi 3 milionë euro”. Kemi mbi 150 mijë automjete të paregjistruara dhe ne duhet të punojmë që këtë numër ta ulim”, tha ai në një konferencë të përbashkët me u.d e guvernatorit të BQK-së Fehmi Mehmeti. /InLajmi/.