Rritja e numrit e të infektuarve me Covid19 ka bërë që Qeveria kanadeze të shtrëngoj masat për parandalimin e shpërndarjes së virusit, përcjell InLajmi
Lajmin e ka konfirmuar, Donat Syla, Shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto – Kanada.
Ai ka bërë të ditur se të gjithë pasagjerët që tani e tutje udhëtojnë në Kanada përveç testit negativ iu kërkohet edhe karantinimi i detyrueshëm 3 ditor në njërën nga hotelet që do paguajnë 2.000 dollarë.
Syla tha se të gjitha fluturimet nga Karaibet dhe Meksika pezullohen deri më 30 prill 2021.
Postimi i plotë i tij:
Qeveria kanadeze permes nje njoftimi ben te ditur se do te shtrengoje edhe me shume masat ne kuader te parandalimit te perhapjes se pandemise COVID 19.
Te gjithe pasagjeret qe tani e tutje udhetojne drejt Kanadase permes linjave ajrore, pervec testit negativ COVID 19 dhe mbushjes se aplikacionit online ArriveCan, do t’u kërkohet edhe karantinim i detyrueshëm 3 ditor në një nga hotelet e përzgjedhura prej qeverisë kanadeze me kosto $2,000 dollare kanadez që do t’i faturohen çdo udhëtari qe hyn ne Kanada. Më tej karantinimi do të vazhdojë në banesë për 11 ditë të tjera. Gjithashtu, te gjitha fluturimet nga Karaibet dhe Meksika pezullohen deri më 30 prill 2021. /InLajmi/