In Media Group sh.p.k shpall konkurs për këto vende pune, për Gazetën Online “InLajmi”:
1 – Gazetare
2 – Gazetare-praktikante
Kualifikimet për gazetare janë:
• Diplomë universitare: Fakulteti i Gazetarisë;
• Minimum 1 vit përvojë pune profesionale në Portal lajmesh;
• Njohja e gazetarisë së terenit;
• Njohuri të gjuhës Angleze (e dëshirueshme);
• Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
• Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese në media;
• Shkathtësi të punës në grup dhe nën presion me orar fleksibil;
• Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (WordPress, Foto & Video Edit etj.).
Kualifikimet për gazetare-Praktikante janë:
• Diplomë universitare: Fakulteti i Gazetarisë;
• Njohuri të përgjithshme në gazetari
• Shkathtësi në të shkruar dhe komunikim
• Të jetë e përgjegjëshme me detyrat që ngarkohet
• Të jetë e gatshme të punoj e qetë dhe nën presion
• Njohja e gjuhës angleze (e dëshiruehme)
Konkursi mbetet i hapur prej datës 03.02.2021 – 19.02.2021.
Në titull duhet të ceket pozita e punës për të cilën konkuroni!
CV-në me një foto mund t’a dërgoni në e-mail adresën: marketing@inlajmi.com
Për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët që përzgjedhen në rrethin e ngushtë.