Ndonëse i pa certifikuar nga KQZ, Endrit Shala ka njoftuar që partia e tij, Nisma ka hapur fushatën, subjekt për të cilin kërkon mbështetje nga qytetarët, përcjell InLajmi.
Shala tha se Nisma çdoherë ka mbajtur premtimet, pasi që premtimet i ka bërë të tilla që të mbahen dhe jo milionëshe.
Postimi i plotë tij:
Pas disa javëve intensive me takimet me ju, sot e kemi hapur edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Si në çdo zgjedhje, e kam për nderë që të kërkoj besimin dhe votën për partinë e cila ka qëndruar konsistencë në qëndrimet e saja që nga themelimi e deri më sot.
Për partinë e cila nuk jep premtime milionëshe, por mban secilin premtim.
Për ata që i zgjatën dorën qytetarit, fermerit, bujkut, biznesmenit e secilit që ka nevojë për dorën e shtetit.
E kam për nderë të kërkoj besimin për ata që nuk iu ndan #çlirimtarëve, idealeve e vlerave kombëtare. Për 121-shin e luftës e të lirisë, për Nismën Socialdemokrate.
Zgjedhjet e 14 shkurtit janë të një rëndësie të veçantë edhe për faktin se Kosova po kalon në periudhën finale të dialogut me Serbinë, periudhë kjo që si asnjëherë më parë e bënë të nevojshme prezencën e atyre që janë në mbrojtje të vlerave të luftës dhe vlerave të lirisë.
Andaj vota juaj në këto zgjedhje është jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën dhe për ne.
Duke iu falënderuar secilin veç e veç për gjithë mbështetjen që na keni dhënë këto ditë, ju ftoj që të votoni për Nismën Socialdemokrate me numrin e brigadës më të lavdishme të luftës.
Votoni për #121
Voto për Fatmir Limaj 1
Voto Endrit Shala 100/InLajmi/