Profesori dhe eksperti amerikan, Alon Ben Meir ka thënë se vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit të hënën është shumë domethënëse, përcjell InLajmi.
Ben Meir u shpreh se një marrëveshje e tillë është shumë e rëndësishme, ngase Kosova është vendi i parë me shumicë muslimane që e vendos ambasadën në Jerusalem.
Madje ai theksoi se kjo njohjë dërgon mesazh të qartë tek 5 vendet e BE-së që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë.
Postimi i plotë i tij:
Vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit të hënën është shumë domethënëse, pasi Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë myslimane që vendos ambasadën e saj në në Jeruzalem. Po kështu, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli dërgon një mesazh të qartë për pesë vendet e BE-së që kundërshtojnë sovranitetin e saj se legjitimiteti i saj si një komb i pavarur vetëm po rritet. E ardhmja e Kosovës është me BE-në, dhe pesë vendet në pritje duhet ta kuptojnë këtë më shpejt sesa më vonë. /InLajmi/