Ambasada e Kosovës në Paris ka njoftuar qytetarët se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 tash e një kohë dërgimi i letrave të rëndomta përmes postës në Francë është i pamundur, përcjell InLajmi
Sipas njoftimit të kësaj ambasade dërgimi i letrave do të mund të bëhet me postë të shpejtë.
Postimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Paris
Siç mund të jeni në dijeni, për shkak të vështirësive në lidhje me pandeminë, qe një kohë, dërgimi i letrave të rëndomta përmes postes në Francë është i pamundur, por na është konfirmuar se mund të bëhet dërgimi me postë të shpejtë. /InLajmi/