Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 3 rate të vdekjes nga koronavirusi në Kosovë, përcjell InLajmi.
IKSHPK ka njoftuar se rastet e vdekjes janë nga komunat Pejë, Suharekë dhe Vushtrri.
Ndërkaq sipas njoftimit bëhet e ditur se betejën me koronavirus e ka humbur një person 40 vjeçar nga komuna e Suharekës.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (40 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (90 vjeç”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani është raportuar se janë shënuar 1.509 raste të vdekjes nga koronavirusi. /InLajmi/