Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi ka treguar numrin me të cilin është garuese në zgjedhjet që do të mbahen me 14 shkurt, përcjell InLajmi.
Idrizi e cila në listën e kësaj partie garon me numrin 21 u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin kandidaturën e saj për rimëkëmbjen e vendit.
Postimi I plotë I saj:
Jam shumë e nderuar që jam në listën për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Këtë herë garoj me numrin 21
Duke ju falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme, ju ftoj të bashkojmë forcat për të #Rimëkëmbë vendin tonë. /InLajmi/