Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha së bashku me strukturat e degës së AAK-së ne Istog kanë vendosur kurora me lule te varri i Lumturie Blakaj, përcjell InLajmi
Berisha është shprehur se do ta kujtojnë asambleisten Lumturien Blakaj si një grua që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për komunën e Istogut.
Postimi i tij i plotë:
Sot së bashku me strukturat e degës së AAK-së ne Istog vendosem lule te varri i kolegës tonë Lumturie Blakaj asambleiste për dy mandate ne KK Istog nga AAK .
Lumturien do ta kujtojmë si një grua të respektueshme dhe të dashur që dha kontribut per komunën dhe për progresin e shoqërisë tone. Respekt për familjen blakaj nga Istogu. /InLajmi/




















