Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 78.992 dhe numri i të vdekurve në 1.393
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 13 të vdekur dhe 865 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19)
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 78.992 dhe numri i të vdekurve në 1.393.
Gjithashtu janë shëruar edhe 498 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve nga virusi në 47.922, ndërkohë raste aktive aktualisht janë 29.677.
Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 2.960 testime të tjera brenda ditës së fundit, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 361.453 testime të dyshuara për COVID-19.
Nga ana tjetër, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të vijojë kufizimi i lëvizjes së qytetarëve dhe aktivitetit të bareve dhe restoranteve nga ora 22:00-06:00, mësimi online në universitete, si dhe ndërprerja e fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në një vlerësim tjetër të situatës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës për mediat të këtij komiteti, në vend vijon një trend i rritur i rasteve të konfirmuara gjatë javëve të fundit.