Është duke u zhvilluar seanca e radhës gjyqësore në kuadër të Speciales, ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Me këtë rast përfaqësuesit e prokurorisë thanë se pritet që të shtohet edhe një dëshmitarë në kuadër të çështjes së Mustafës, por që mbetet të shihet nëse i njëjti do të vendos të deklarohet.
Prokurori Cezar Mihalchuk nga ZPS tha se presin që në mesin e shkurtit ta dorëzojnë dosjen paraprake të hetimin në rastin Mustafa.
“Ne mendojmë si Prokurori që të përfundohet faza paraprake në shkurt dhe të vazhdohet me dorëzimin e dosjes paraprake sipas rregullës 95/4. Ne themi që do ta dorëzojmë këtë dosje më 15 shkurt dhe duhet të përpiqemi ta fillojmë çështjen më 15 mars 2021”,tha prokurori.
Kësisoj do të mblidhen të gjitha materialet që pritet të dorëzohen para 15 shkurtit 2021, u shtua tutje,
“Do të ketë ndoshta edhe një material tjetër që do të nxirret në bazë të rregullave dhe ka të bëjë vetëm me disa prova që është rezultat i shqyrtimit të materialit provues që po bëjmë në kuadër të përgatitjes paraprake.
Kemi identifikuar disa prova dhe kemi identifikuar disa prej tyre, pra ka disa dokumente, p.sh , kopje të tyre, disa montazhe fotografish apo deklarata të mëparshme që i kemi gjetur edhe në një grup tjetër materialesh dhe pritet të përfundojnë deri më 15 shkurt dhe do të nxjerrim tjera materiale që do të bëhen deri më këtë datë dhe mund të kalojmë më pas tek dorëzimi i dosjes paraprake.
Këto prova kanë të bëjnë edhe me intervista që janë bërë në kuadër të prokurorisë dhe do të bëhen përmes parashtrimeve të cilat do të protokollohen dhe do të plotësojnë listën e 1 dhjetorit 2020, e do të dorëzohen më 15 shkurt. Nxjerrja e provave shfajësuese është një proces në vazhdimësi dhe prokuroria ka përmbushur një pjesë të madhe të këtyre provave gjatë këtij muaji dhe do të vazhdojmë të nxjerrim prova të tjerë shfajësuese edhe në dosjen paraprake”,u tha gjatë seancës.
Tutje u theksua se Prokuruari duhet t’i drejtohet gjykatësit të dosjes parapake për disa materiale, për të marrë masa mbrojtëse në formën e redaktimeve paraprake për mbrojtjen e disa dëshmitarëve.
“Presim që të dorëzojmë këtë bashkë me dosjen paraprake që do të jetë ndoshta edhe pak më herët se 15 shkurt”,u tha nga përfaqësuesit e prokurorisë , transmeton lajmi.net.
Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guilloi tha se mesa kuptoi do të përfundojë prokuroria me nxjerrjen e një materiali deri më 15 shkurt.