Përkundër disa pengesave që ka hasur, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur të takohet me qytetarët e Skenderajt.
Në disa fotografi, që ka publikuar anëtari i LVV-së, Agim Bahtiri, shihet që Kurti ka takuar banorët e fshatit, Prekaz e Polac,
“Sonte, Prekazi e Polaci në mbështetje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti. Drenica gjithmonë vatër e mikpritjes”, ka shkruar ai në Facebook.
Po ashtu, në disa pamje që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Kurti shihet që ka takuar edhe qytetarët në Skenderaj.
Në një lokal, Kurti i është drejtuar simpatizantëve të tij, duke i ftuar ata të dalin në zgjedhjet e 14 shkurti.
“Miqve e dashamirëve që keni, farefisit të jua, ju ftoj që të dilni masivisht në zgjedhje, sepse fitorja kësaj radhe nuk është veç me dalë të parët, se s’ka kush del i pari, na kena me dalë të parët”, ka thënë Kurti në tubimin e mbajtur në Skenderajm transmeton Telegrafi.
Ndryshe, Kurti gjatë vizitës në Skenderaj, ka qenë i shoqëruar nga Njësia Speciale, ndërsa disa qytetarë kanë kundërshtuar vizitën e tij në këtë komunë.