Sot është firmosur formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit, shkruan InLajmi
Ndërkaq firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike është bërë nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.
Ministri i Jashtëm Izraelit Gabriel Ashkenaz, e ka quajtur ditë historike lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, ku njeherit ka falënderuar Amerikën, për rolin e saj në nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington që pasoi me njohjen e Izraelit.
“Sot po e bëjmë historinë dhe për këtë dua të falënderoj Shtetet e Bashkuara. Izraeli dëshiron një Ballkan stabil. Marrëveshja e nënshkruar në Uashington i kontribuon kësaj. Shpresojmë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë”,u shpreh ai ndër të tjera./InLajmi/