Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti është shprehur se vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është historike, raporton InLajmi
Hoti e ka cilësuar se nënshkrimi i sotëm tregon rëndësinë që ka marrëveshja e 4 shtatorit në Washington.
“Është ditë e rëndësishme për Kosovën. Kemi hapur një raport të ri me Izraelit e cila është një derivat i marrëveshjes në Ëashington. Kemi thyer bllokadën njohjeve për Kosovën “.
“Veprimi dhe konkretizimi që bënë sot, tregon qartë për efektin dhe rëndësinë që ka marrëveshje e 4 shtatorit dhe i nxjerrë gabim të gjithë ata që kanë kritikuar këtë marrëveshje dhe kanë vë në dyshim njohjen e Izraelit”,tha Hoti. /InLajmi/