Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e së dielës në Skënderaj, përcjell InLajmi
Rastin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij dyshohet se personi është vetëvrarë por ende nuk dihet derisa të bëhet obduksioni.
“Paditen e së dielës është raportuar se është gjetur i vdekur një person në Skenderaj. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë”,ka thënë Zahiti./InLajmi/