Një peshkaqen ka dalë në brigjet e Adriatikut, afër plazhit të Velipojës, paraditen e sotme.
Peshkaqeni mund të ketë dalë në breg për shkak të dallgëve të shumta si pasojë e motit të keq, në vendin e quajtur, Gryka e Vilunit.
Peshkaqeni është i ngordhur. Ende nuk dihet lloji i tij.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo në brigjet shqiptare, raporton Top-Channel
Më herët, peshkaqenë të ngordhur kanë dalë në brigjet e detit Jon.