Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas prishjes së disa banerëve me foton e kryetarit të kësaj partie, Ramush Haradinaj në Kllokot dhe Partesh, përcjell InLajmi.
Sipas AAK-së veprimet e tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me qytetarinë e as demokracinë dhe se lufta politike bëhet me argumente e jo me vandalizma primitivë.
Aleanca dënon këto veprime të cilat i quan të turpshme dhe vandale, që kanë ndodhur në Partesh dhe Kllokot, duke bërë thirrje për një fushatë të qetë e pa provokime.
Postimi i plotë i AAK-së:
Ata që dëmtojnë banerët e kandidatit për President, z. Ramush Haradinaj, nuk kanë të bëjnë asgjë me qytetarinë e as demokracinë.
Lufta politike bëhet me argumente e jo me vandalizma primitivë.
Aleanca dënon këto veprime të turpshme e vandale, që kanë ndodhur në Partesh dhe Kllokot, duke bërë thirrje për një fushatë të qetë e pa provokime.
Gjithashtu, kërkojmë që organet e rendit, të hetojnë këto raste, të cilat nuk i kontribuojnë aspak garës së ndershme zgjedhore. /InLajmi/