Sot 24 vjet u bënë nga data 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell InLajmi.
3 strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të 3 bien heroikisht në luftë me ta.
Ndërkaq Partia Demoktarike e Kosovës gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe tëk përmendorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë.
Kandidatjë për deputete nga radhët e kësaj partie, Eliza Hoxha ka njoftuar se së bashku me kryesuesin e PDK-së, Enver Hoxhaj gjenden tek përmendorja e dëshmorit në Pristinë
“E nisëm mëngjesin me një kafe me kolegë dhe kandidatin për kryeministër z. Enver Hoxhaj dhe bëmë homazhe të përmendorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë”,ka thënë Hoxha./InLajmi/