Kandidati për President të Kosovës nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e përvjetorit të 24 të rënies së heroit Zahir Pajaziti, vendosi lule pranë përmendores së tij, përcjell InLajmi.
Ai tha se Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu 24 vite më parë u shndërruan në pikëmbështetjen e vizionit për Kosovën.
Haradinaj i ka konsideruar shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve
Postimi i plotë i tij:
Shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve.
Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, njëzetekatër vite më parë u shndërruan në pikëmbështetje të vizionit tonë për Kosovën./InLajmi/