Në 24 vjetorin e rënies së komandantit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, së bashku me anëtarë të tjerë të PDK-së kanë bërë homazhe para shtatores së heroit, Zahir Pajazitit, përcjell InLajmi.
Hoxhaj ka thënë se në këtë ditë kujtonë edhe bashkëluftëtarët e Zahiri Pajazitit presidentin Hashim Thaçi, kryetarin Kadri Veseli dhe të tjerët, që janë duke e paguar çmimin e dytë të lirisë para Gjykatës Speciale
Postimi i tij i plotë:
Në 24 vjetorin e rënies së komandantit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, kujtojmë dhe nderojmë guximin, trimërinë dhe pathyeshmërinë e tyre dhe të bashkëluftëtarëve tjerë të UÇK-së përballë regjimit serb.
Në këtë ditë kujtojmë edhe bashkëluftëtarët e Zahirit, presidentin Hashim Thaçi, kryetarin Kadri Veseli dhe të tjerët, që janë duke e paguar çmimin e dytë të lirisë para Gjykatës Speciale.
Ne do të vazhdojmë t’i ndjekim idealet e tyre, qëllimet e tyre dhe do ta përmbyllim shtetndërtimin, duke e anëtarësuar Kosovën në OKB, Bashkim Evropian dhe në NATO. /InLajmi/
















