Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj edhe njëherë i ka thyer rregullat anti-Covid. Derisa në konferenca bën thirrje vazhdimisht që të respektohen masat, ai këto nuk i përfill edhe kur mban tubime paraelektorale nëpër komuna.
Përmes disa fotografive që i ka postuar vet në profilin e tij në Facebook, Zemaj shihet në një odë, me më shumë se 30 persona, duke mos i respektuar distancën e disa nga ta shihen edhe pa maska.
Zemaj ka shkruar “Isniqi si gjithmonë i djathtë, LDK dhe Rugovian, vazhdojmë”, shkruan Ballkani.info.
Një javë më parë, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Zemaj kishte publikuar një fotografi në një lokal në Deçan, me mbi 30 persona, ku nuk respektoheshin masat anti-Covid.