IKSHPK ka njoftuar se brenda 14 orëve janë shënuar 6 raste të reja të personave të vdekur nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Rastet e vdekjes janë nga komunat Deçan, Drenas, Gjakovë, Podujevë, Prizren dhe Suharekë.
Ndërkaq sipas njoftimit mosha më e re është e një përsoni 59 vjeçar nga komuna e Suharekës.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (72 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (60 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç)”,thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Kosovë janë raportuar 1.498 raste të vdekjes. /InLajmi/