Kandidati për deputet Abelard Tahiri gjatë një vizite në qytetin e Fushë-Kosovës ka theksuar se në 100 ditëshin e parë angazhimi i tyre do të jete themelimi i Gjykatës Komerciale, përcjell InLajmi.
Tahiri poashtu përmendi kontestime që kanë zgjatur me vite dhe procesin e privatizimit e që sipas tij këto çështje do ti zgjidh inicimi i themelimit të kësaj Gjykate.
“Angazhimi jonë i parë në 100 ditëshin e parë të qeverisë së drejtuar nga z.Hoxhaj do të jetë inicimi i themelimit të Gjykatës Komerciale. Ju e dini që deri më tash ka jashtëzakonisht shumë kontestime të cilat kanë zgjatur me vite të tëra dhe që realisht iu kanë kushtuar bizneseve në kapitalin e tyre. Po ashtu, një proces tjetër i rëndësishëm është edhe procesi i privatizimit që tashmë janë mbi 20 mijë lëndë në gjykata të cilët kanë bllokuar dhjetëra miliona euro ato të bizneseve, të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe qe ende nuk janë zhbllokuar. Pra, ky angazhim, themelimi, inicimi i kësaj gjykate do të mundësojë që Republika e Kosovës të jetë më efikase në fushën e drejtësisë, një ndihmesë jashtëzakonisht e madhe që do të jetë për rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë”, ka thënë ai./InLajmi/