Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi gjatë ditës së shtunë ka vizituar Mitrovicën e Jugut së bashku me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, përcjell InLajmi.

Selimi ka thënë se me Ramush Haradinaj si Kryeministër sovraniteti u shtri përtej kufijve ndarës, që dikush dëshironte t’i vendoste.

Ai tha se me Ramushin President do të garantojmë liri lëvizjeje për të gjithë e sundim të ligjit mbi të gjithë.
Postimi i plotë i tij:
Me Ramush Haradinaj si Kryeministër sovraniteti ynë u shtri përtej kufijve ndarës, që dikush tentoi t’i vendoste. Pronësia e Trepçës iu kthye Kosovës, e cila ishte dhe do të jetë përjetësisht pronë e patjetërsueshme e qytetarëve të Kosovës. Tani me Ramushin President do të garantojmë liri lëvizjeje për të gjithë e sundim të ligjit mbi të gjithë. Mitrovica ishte fuqia jonë zhvillimore dje, e sot #ForcaeKosovës do t’i hap shtegun asaj./InLajmi/




















