Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mbrëmjen e së premtes ka takuar mbështetësit e tij në fshatin Sferkë të Klinës, me të cilët ka bashkëbiseduar për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit dhe mbështetje masive të çështjes tonë për Çlirimtarët, përcjell InLajmi.
“Me mbështetjen e banorëve të kësaj zone, që shquhen për mirënjohje dhe besnikëri, zëri përfaqësues i Çlirimtarëve do të jehojë edhe më fuqishëm në Parlament dhe kudo nëpër institucionet e Republikës sonë.” u tha në postim.
Postimi i plotë i Nisma Socialdemokrate:
Sferka e Klinës, vendi që çdo herë ka dëshmuar se është i gatshëm për t’ju përgjigjur rrethanave historike, veçmas në periudhën më të vështirë për lirinë e Kosovës, mbrëmë i bëri pritje bujare kryetarit Limaj dhe i dha mbështetje masive kauzës sonë për Çlirimtarët.
Me mbështetjen e banorëve të kësaj zone, që shquhen për mirënjohje dhe besnikëri, zëri përfaqësues i Çlirimtarëve do të jehojë edhe më fuqishëm në Parlament dhe kudo nëpër institucionet e Republikës sonë.
Faleminderit Sferkë për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen që na ofruat!/InLajmi/