Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ruzhdi Kurtishaj ka treguar 3 arsyet kryesore pse qytetarët e vendit duhet ta votojnë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, përcjell InLajmi.
“E para me marrjen e liderëve tanë nga gjykata e Hagës Kosovës iu këputën dy krahët. Andaj zemra e Kosovës është PDK-ja. Arsyeja e dytë pse që unë jam pjesë e listës së fitores së Partisë Demokratike të Kosovës është kandidimi i kryeministrit në ardhje Enver Hoxhaj. Enver Hoxhaj është mik i Hashim Thaqit, mik i Kadri Veselit, mik i qytetarëve, është mik i të gjitha shteteve evropiane dhe i SHBA-së. Arsyeja e tretë pse unë jam pjesë e PDK-së është plani i rimëkëmbjes”.
Ai foli edhe sa i përket turizmit ku tha prioritet i PDK-së është zhvillimi i kësaj të fundit ne mënyrë që të punësohen shum të rinjë e të reja.
“Zhvillimi i turizmit është prioritet për PDK-në sepse mundëson shumë të rinjve dhe të rejave të punësohen në mënyrë që ata të mos migrojnë në vendet e rajonit”/InLajmi/




















