Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, bashkë me anëtarë të tjerë të kësaj partie kanë bërë homazhe tek varri i ish-kryetarit të komunës së Istogut, Fadil Feratit. për 11 vjetorin e vdekjes së tij, përcjell InLajmi.
Pjesë e homazheve ishin kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova më bashkëpunëtor, struktura të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe qytetarë të shumtë që kishin ardhur për ta nderuar jetën dhe veprën e Fadil Feratit.
Postimi i plotë i komunës së Istogut:
“Me rastin e njëmbëdhjetë vjetorit të vdekjes përkujtohet Fadil Feratit
Me rastin e njëmbëdhjetë vjetorit të vdekjes së ish-kryetarit të komunës së Istogut, Fadil Ferati janë bërë sot homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek varri i të ndjerit në Gurrakoc. Me këtë rast, pjesë e homazheve ishin kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova më bashkëpunëtor, struktura të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe qytetarë të shumtë që kishin ardhur për ta nderuar jetën dhe veprën e Fadil Feratit.
Ndryshe sot u bënë njëmbëdhjetë vjet që nga vdekja e Fadil Feratit kryetarit të parë të komunës së Istogut.”/InLajmi/