Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, Adelina Grainca, ka qëndruar gjatë ditës së premte në Ferizajt, përcjell InLajmi.
Grainca ka qenë së bashku me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliun dhe kandidatët për deputet Bajrush Xhemajlin dhe Rashit Qalajn.
Mikpritja në këtë fshat si përherë ishte e ngrohtë. Bashkëbisedimi ishte jashtëzakonisht i frytshëm dhe përkrahja shumë e fuqishme”, ka shkruar kandidatja për deputete.
Ajo u shpreh se vizituam edhe 2 nëndegët e PDK-së dhe pamë frymen e mobilizimit e cila ishte reflektim për fitorën e madhe të 14 shkurtit.
Postimi i plotë i saj:
Bashkë me Kryetarin e Ferizajt z. Agim Aliun dhe kandidatët për deputet z. Bajrush Xhemajli dhe z. Rashit Qalaj, sot u pritëm nga banorët e Talinocit të Muhaxherëve. Mikpritja në këtë fshat si përherë ishte e ngrohtë. Bashkëbisedimi ishte jashtëzakonisht i frytshëm dhe përkrahja shumë e fuqishme.
Po ashtu vizituam dy nëndegët e PDK-së në qytet, ku fryma e mobilizimit ishte pasqyrë e fitores së madhe që pritet me 14 shkurt. Rimëkëmbja e vendit bëhet vetëm me PDK-në, prandaj fitorja jonë është e domosdoshme./InLajmi/