Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka thënë se lideri i VV-së, Albin Kurti ka gënjyer dhe mashtruar që 20 vite , percjell InLajmi.
Bytyçi poashtu tha se Kurti nuk ka program, përvojë konsistencë për tu përballur me Enver Hoxhaj prandaj nuk ballafaqohet me të në debat.
Postimi i plotë i tij:
“Unë mendoj se ne duhet të jemi të sinqertë për të pasur një marrëveshje të qëndruar, ne duhet të bëjmë kërkesa ndaj njëra-tjetrës. Serbia ka disa kërkesa për Kosovën edhe ne gjithashtu dhe t’I vendosim në tavolinë kërkesat tona për të pasur një dialog të drejtë”.
“Kushtetuta e Kosovës thotë që Kosova nuk mund të bashkohet me ndonjë shtet tjetër.”
Albin sh-Kurti, 2021
Koment:
20 vjet mashtrim, gënjeshtër dhe populizem. Është më se e kuptueshme se pse z. Kurti nuk ballafaqohet me prof. Enver Hoxhajn në debat;
- Kurti nuk ka:
- Program
- Pervojë/dije (edhe jo këtu nuk kryen punë njohuritë e tij për telat e bakrit)
- Konsistencë/InLajmi/