Këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka thënë se Hashim Thaçi është gjithçka që Albin Kurti do të dëshironte të ishte, por nuk mundet, përcjell InLajmi.
“Prej kur Hashim Thaçi nuk është kryeministër, faktikisht ne kemi pasur paralizë të vendimmarrjes institucionale. Kjo ia ka siguruar “shtratin” e përsosur këtij demagogu, që vakumin e krijuar ta plotësonte me politika populiste” shkroi Behramaj.
Behramaj vazhdoi duke thënë se Albini nuk guxon ta marrë pushtetin gjithashtu politikën e jashtme e bën për inat të politikës së brendshme sepse i frikësohet Hashim Thaçit.
Postimi i plotë i tij:
Hashim Thaçi është gjithçka që Albin Kurti do të dëshironte të ishte, por nuk mundet. Tash ia paska nisur ta quaj edhe mbret. Sa ka qeverisur Hashim Thaçi, Albin Kurti ka mundur të jetë vetëm një politikan embrional. Një miniaturë politike. U dashtë ai të shkonte, që ky të mund të vinte në pushtet!
Prej kur Hashim Thaçi nuk është kryeministër, faktikisht ne kemi pasur paralizë të vendimmarrjes institucionale. Kjo ia ka siguruar “shtratin” e përsosur këtij demagogu, që vakumin e krijuar ta plotësonte me politika populiste. Për të edhe këto zgjedhje janë vetëm teatrale, sepse nga frika e daljes prej terrenit pjellor politik, sërish do të përpiqet të viktimizohet. As pushtetin nuk ka guxim ta marrë. Edhe politikë të jashtme, njëjtë sikurse sot, bën me inatet e tij të brendshme, sepse edhe duarlidhur i frikësohet Hashim Thaçit.
Albin Kurti i është gëzuar më së shumti aktakuzave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, sepse në të kundërtën edhe kushedi sa vjet do të sorollatej me gaz lotsjellës nëpër duar, duke i sulmuar institucionet, për të cilat asnjëherë nuk dha kontribut!/InLajmi/