Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka njoftuar se asnjë vjedhje e pjesëve të radarëve apo ndonjë lloj tjeter vjedhjesh nuk ka ndodhur në Aeroportin “Adem Jashari”, përcjell InLajmi.
“Operimet në ASHNA, janë duke u zhvilluar në bazë të dinamikës së paraparë dhe planit të operimeve dhe standardeve të larta të sigurisë, ku vetëm sot janë të planifikuara mbi 50 operime “ tha ASHNA-ja.
Kujtojmë se Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për ketë vjedhje.
Postimi i plotë i Agjencionit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA):
NUK KA NDODHË ASNJË VJEDHJE NË ASHNA, OPERIMET JANË DUKE U ZHVILLUAR NORMALISHT
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), njofton se nuk ka ndodhë vjedhje e pjesëve të radarëve dhe asnjë lloj vjedhje në këtë institucion, siç është raportuar në disa media.
Ky sqarim vie pas publikimit të lajmit në disa media për vjedhjen e pajisjeve të radarëve në Aeroportin e Prishtinës, duke përdorur si ilustrim me qëllim ose pa, foton e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ku më pastaj shumica e mediave janë drejtuar në ASHNA për të kërkuar detaje se si ka ndodhur rasti.
Edhe njëherë ASHNA sqaron për opinionin publik se rasti i raportuar si vjedhje e pajisjeve të radarëve nuk ka ndodhur në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe se operimet në ASHNA, janë duke u zhvilluar në bazë të dinamikës së paraparë dhe planit të operimeve dhe standardeve të larta të sigurisë, ku vetëm sot janë të planifikuara mbi 50 operime në ASHNA./InLajmi/