Gjatë së premtës ka ndodhur një aksident trafiku mes 3 veturave në Vushtrri ku si pasojë mbeten të lënduar 3 persona, përcjell InLajmi.
3 të lënduarit kanë marrur tretmanin e nevojshëm mjekësorë ku më pas janë liruar.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave civile me ngasës tre meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar dy ngasës dhe një pasagjere femër kosovar e dhe të njëjtit pas tretmanit mjekësor lirohen”, thuhet në njoftimin e policisë./InLajmi/