• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 14 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Simons: Kosovarët duhet ta dijnë të vërtetën mbi EULEX-in

V E nga V E
29 January 2021
në KRYESORE
0 0
0
Simons: Kosovarët duhet ta dijnë të vërtetën mbi EULEX-in
0
SHPERNDARJE
21
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-shefi i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons në një intervistë ekskluzive për emisionin “Udhëve” të RTK-së ka folur gjerë e gjatë për skandalet në misionin evropian për sundimin e ligjit.

Intervistën e plotë të realizuar nga Fatime Buzolli, mund ta lexoni në vazhdim:

Z. Simons, faleminderit që pranuat të jepni një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës. Ne kemi pritur një kohë të gjatë për të dëgjuar detaje direkt nga ju, në lidhje me të gjitha akuzat e ngritura kundër misionit të EULEX-it.

Po.

Z. Simons, kur saktësisht keni filluar punën tuaj në EULEX, dhe cila ishte procedura për zgjedhjen tuaj si gjyqtar i EULEX-it?

Kam filluar të punoj për EULEX-in në vitin 2008, kam shërbyer si gjykatës ndërkombëtar i gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës nga viti 2004 deri në vitin 2008. Mua më caktuan në panelet speciale për krime lufte, krime të rënda dhe krim të organizuar.

Në vitin 2008, unë aplikova për një pozitë si Gjyqtar Penal në Nivelin e Gjykatës së Qarkut me EULEX-in, kalova përmes procesit të përzgjedhjes me Zyrën e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar e dorëzoi kërkesën time tek njerëzit përkatës në Bruksel, dhe më pas u intervistova nga një panel i gjyqtarëve të EULEX-it që përfshinte Presidentin e atëhershëm të Gjyqtarëve të EULEX-it.

Në vitin 2014 mua më përzgjedhën dhe unë u emërova në pozitë si Kryetar i Gjyqtarëve të EULEX-it, pasi isha intervistuar nga një panel i stafit të lartë dhe gjykatësve të EULEX-it në Prishtinë dhe gjithashtu i Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm në Bruksel. Në fund, kualifikimi im për të shërbyer si gjyqtar ishte vënë në pikëpyetje, dhe mund të jetë interesante për ju të dini se në vitin 2016 mua më emëruan si gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke u intervistuar nga një panel gjykatësish të shquar dhe shumë të lartë të cilët shërbenin në Gjykatat Ndërkombëtare.

Kur filluat të ngritni shqetësimet tuaja rreth funksionimit të rasteve me të cilat po merrej EULEX-i?

Ankesa ime e parë zyrtare, nëse mund ta them kështu ishte në vitin 2013, dhe ajo kishte të bënte me ndërhyrjen në një çështje penale të profilit të lartë, dhe ai raport iu drejtua drejtpërdrejt Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Më pas u takova me Ambasadorin, gjithashtu unë bëra ankesë tek menaxhmenti i lartë i EULEX-it për sjellje të tjera të pahijshme dhe shkelje që po ndodhnin brenda Misionit, dhe e gjithë kjo është e dokumentuar dhe ato prova unë do t’i dorëzoj përpara Komisionit Parlamentar.

Pse Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm filloi procedura disiplinore kundër jush?

Në vitin 2016, një gjykatës i një Shteti Anëtar të BE-së, i cili ishte i punësuar në EULEX, hyri në mënyrë të paligjshme në postën time elektronike private. Kopjet e postës elektronike të mia private (emailat) iu dhanë stafit të lartë të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm në Bruksel. Ato emaila elektronike zbuluan se unë isha një sinjalizues dhe se i kisha raportuar Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe agjencisë së BE-së kundër mashtrimit të quajtur OLAF, çështje të cilat ngritnin shqetësime serioze brenda Misionit të EULEX-it në Kosovë, përfshirë edhe kryerje të veprave penale.

Vetëm pas zbulimit të postës time private elektronike, Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm filloi procedurat disiplinore kundër meje.

Personat të cilët ishin ngarkuar me ato procedura disiplinore ishin personat që i kishin në posedim email-at e mia private dhe ata ishin personat që unë i kisha akuzuar për shkelje të rënda.

Për më tepër, hetuesit, përfshirë një ish-Gjyqtar të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, ishin gjithashtu në posedim të postës time elektronike private. Ky është i famshmi “ish gjyqtari i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë” të cilit EULEX-i dhe Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm shpesh i referohen në mënyrë që t’i japin procesit disiplinor shenja të besueshmërisë.

A e hetoi EULEX-i hakimin e postës tuaj private elektronike?

Po e hetoi. Unë kërkova një hetim të pavarur për ndërhyrje në postën time private elektronike. Kjo kërkesë u refuzua nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm. Në vend të kësaj, një hetim tjetër u zhvillua nga EULEX-i. Kur unë insistova që të intervistohet ish-gjyqtari i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të cilin kemi dëgjuar kaq shumë, i cili po i hetonte pretendimet. Unë u informova nga Zëvendës Shefi i Misionit të EULEX-it se hetimi për ndërhyrjen në postën time elektronike ishte “mbyllur”. Nuk më dhanë asnjë shpjegim.

Unë kërkova të shoh dosjen e hetimit për të parë se çfarë hapash kishin ndërmarrë hetuesit dhe cilët dëshmitarë ishin intervistuar. Më në fund mu dha mundësia e qasjes në dosjen e hetimit. Kur e hapa dosjen, ajo përmbante vetëm 1 dokument dhe ky ishte njoftimi për mua për të më informuar se hetimi ishte mbyllur.

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar më ka informuar, me fjalët e tyre se ata i kishin bërë “kërkesa të përsëritura” Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm për një hetim të pavarur mbi ndërhyrjen e paligjshme të postës time private, dhe deri më sot nuk ka pasur asnjë hetim të pavarur në ndërhyrjen e email-it tim privat.

Duhet të shtoj se i kam shkruar Përfaqësueses së Lartë në shumë raste dhe Ambasadorëve të BE-së, në lidhje me ndërhyrjen në postën time private elektronike dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Është interesante askush nuk e ka mohuar asnjëherë se nuk i kanë marrë kopjet e postës time private elektronike.

A ju ka mbështetur Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar kur ju keni kërkuar një hetim mbi ndërhyrjen/hakimin?

Unë fillimisht isha në komunikim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë në lidhje me ndërhyrjen, ai më tregoi se do t’i përcjell nga afër çështjet me EULEX-in, unë në fakt nuk kam marrë ndonjë komunikim të mëtejshëm nga Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me hetimin e EULEX-it, unë vazhdova të kërkoj një hetim të pavarur dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë, megjithëse Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar më ka siguruar pasi kam deklaruar se ajo “në mënyrë të përsëritur” kërkoi nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm në Bruksel për të kryer një hetim të pavarur për ndërhyrje në postën time private, por ai hetim natyrisht nuk ka ndodhur kurrë.

z. Simons a mund të më thoni se kush ishte në komisionin disiplinor?

Akuzat kundër meje u referuan nga njerëz të cilët unë i kisha akuzuar për sjellje të pahijshme dhe shkelje në një Komision Disiplinor. Komisioni përbëhej nga tre anëtarë. Vetëm një anëtar i Komisionit ishte gjyqtar. Dy anëtarët e tjerë ishin një jurist që punonte brenda sistemit të BE-së dhe çuditërisht një Zyrtar i Logjistikës, i punësuar nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm i cili ishte vartës nga vetë personat të cilët unë i kisha akuzuar për sjellje të pahijshme.

A ishte përbërja e komisionit në përputhje me standardet ndërkombëtare?

Jo nuk ishte. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka bërë të qartë në vendimet e saj, se në procedurat disiplinore ndaj gjyqtarëve një shumicë dhe kjo është fjalë e rëndësishme, shumica e komisionit duhet të jenë gjyqtarë. Në rastin tim vetëm një anëtar i Komisionit ishte gjyqtar.

Për më tepër, kishte një shkelje të dukshme të Nenit 6 të Konventës Evropiane dhe ky është neni që garanton të drejtën e një të pandehuri për një seancë të drejtë, dhe neni 6 i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut është mbështetur dhe zbatohet për procedurat disiplinore po ashtu. Në rastin tim, fakti që një anëtar i komisionit ishte një punonjës i departamentit i cili filloi procedurat disiplinore dhe ishte vartës i një personi që unë e kisha akuzuar për shkelje të rëndë, nënkuptonte që seanca padyshim nuk ishte e paanshme.

A keni pasur të drejtë ti merrni në pyetje dëshmitarët që ishin kundër jush, ose t’i paraqisni provat tuaja para këtij komisioni?

Përbërja e komisionit nuk ishte keqpërdorimi i vetëm në procesin disiplinor. Komisioni injoroi prova të tjera shumë të rëndësishme shfajësuese. Avokatët e mi në atë kohë ia dhanë komisionit tri deklarata shumë të rëndësishme të dëshmitarëve, këto deklarata ishin të gjitha shfajësuese. Dy nga ato deklarata ishin nga gjyqtarë të lartë. Këto deklarata u injoruan nga komisioni. Në fakt, në këtë vendim komisioni as nuk iu referua atyre dëshmitarëve në vendim. Komisioni thjesht nuk zgjodhi të merrte ose nuk donte të pranonte provat e caktuara për një përfundim të veçantë, dhe kam frikë ky është realiteti.

Për më tepër, unë nuk isha i pranishëm kur dëshmitarë të tjerë të rëndësishëm u morën në pyetje nga komisioni. Në vend të kësaj, komisioni më dërgoi atë të cilit i referohej me një fjalë një “rezyme” e provave të tyre. Unë madje nuk i pashë provat që iu dhanë komisionit. Mua thjesht ma dërguan një rezyme që komisioni mendoi se duhet ta shihja ose atë që komisioni mendonte se ishte e vetmja dëshmi e rëndësishme. Nuk kisha mundësi të sfidoja provat e tyre ose të bëja pyetjet e mia.

Unë mendoj se është e drejtë të thuash që procesi disiplinor ishte një mashtrim, i cili u krijua nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm për t’i dhënë arsye që të më heqin mua. Procesi nuk kishte pasur synim asnjëherë për ta gjetur të vërtetën.

Ju jeni ankuar drejtpërdrejt tek zonja Mogerini? A ju dha ajo një shpjegim të arsyetuar pse nuk pranoi që ta hetonte këtë rast?

Jo. I shkrova në disa raste Përfaqësueses së Lartë, Federika Mogerini, Ambasadorëve të BE-së në Bruksel dhe Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar. Unë u thashë atyre se procesi disiplinor ishte një karakteristikë, për arsyet të cilave u jam referuar dhe se hetimi mbi pretendimet e mia për shkelje të rëndë nuk ishte i pavarur ose transparent. Ambasadorët e BE-së thjesht më injoruan. Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar u përgjigj se ata ishin të kënaqur, që të dyja hetimet ishin plotësisht të drejta dhe të pavarura. Duke marrë parasysh ato që ju kam thënë, ju mund të pyesni veten se si ata të arrijnë tek ai përfundim.

Ambasadorët e BE-së dhe Përfaqësuesja e Lartë, i mbyllën sytë ndaj keqpërdorimeve të dukshme që po ndodhnin në Kosovë, duke zgjedhur përshtatshmërinë politike mbi drejtësinë dhe sundimin e ligjit.

Unë nuk jam i befasuar nga fakti që Ambasadorët e BE nuk u përgjigjën. Rasti im nuk ishte rasti i parë ku u ngritën akuza për ndërhyrje në hetimet disiplinore që përfshinin stafin e lartë të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm. Në të vërtetë, Shtetet Anëtare të BE-së zgjodhën të injorojnë ankesat e bëra nga stafi i lartë i Misionit të EUPOL COPPS në (Palestinë), të cilët gjithashtu kishin shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me përpjekjet për të manipuluar një proces disiplinor që po ndodhte në atë Mision. Pra, kjo ka të bëjë me një përshtatshmëri politike mbi drejtësinë, shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit.

A parashtruat ankesë kundër vendimit të komisionit?

Po, e bëra. Unë e parashtrova ankesën e cila u procedua nga një panel i apelit, i përbërë nga tre gjyqtarë që punojnë brenda sistemit të BE-së. Kjo ankesë u dëgjua në maj të vitit 2019.

Komisioni i Ankesave nuk e mori parasysh përmbajtjen e pretendimeve që ishin bërë kundër meje. Vendimi i Komisionit të Ankesave ishte i mbushur me pasaktësi faktike, dhe arriti në konkludime të cilat ishin nuk mbështeteshin as me fakte dhe as me ligj. Sidoqoftë, tipari më shqetësues i vendimit të komisionit të Ankesave ishte gjetja për çështjet që lidhen me procesin disiplinor dhe në veçanti, përbërjen e komisionit Disiplinor.

Megjithëse me të meta strukturore dhe juridike, vendimi i komisionit të Ankesave mbështet konkludimet e mëposhtme, dhe kryesisht ka dy përfundime:

Së pari, nuk kishte asnjë kërkesë që një komision disiplinor që procedonte një ankesë kundër një gjyqtari të përbënte shumicën e gjyqtarëve, dhe

Nuk ishte fare e rëndësishme, fakti që një anëtar i komisionit ishte një punonjës i departamentit i cili filloi procedurat disiplinore dhe ishte vartës i një personi që unë e kisha akuzuar për shkelje të rëndë. Kjo ishte një shkelje fundamentale e nenit 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut – një nga parimet thelbësore të drejtësisë që BE-ja pretendon ta promovojë.

Gjetjet e komisionit të apelit ishin të jashtëzakonshme. Komisioni i apelit shpërfilli plotësisht vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Konventën Evropiane dhe konventat ndërkombëtare. Ky ishte deformimi më i dukshëm dhe më serioz i drejtësisë. Siç thashë ishte përshtatshmëria politike mbi sundimin e ligjit.

Është e saktë që unë u dënova nga një komision disiplinor.

Sidoqoftë procesi u iniciua nga persona të cilët unë i kisha akuzuar për sjellje të pahijshme të cilët i kishin në posedim email-et e mia private.

Hetuesit kishin nën posedim email-et e mia private dhe komplotuan me persona të cilët unë i kisha akuzuar për sjellje të pahijshme,

Personat që unë i akuzova për sjellje të pahijshme dhe shkelje serioze vazhduan të përfshihen në procesin disiplinor, pavarësisht nga konflikti i interesit që ishte i dukshëm, dhe i referuan pretendimet para një komisioni disiplinor,

Komisioni disiplinor nuk ishte konstituuar në përputhje me ligjin,

Komisioni disiplinor nuk ishte i paanshëm,

Anëtarët e komisionit disiplinor kishin poseduar email-et e mia private,

Komisioni disiplinor injoroi provat shfajësuese,

Komisioni i apelit shpërfilli vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut,

Komisioni i apelit shpërfilli nenin themelor të Konventës Evropiane dhe,

Komisioni i apelit shpërfilli konventat ndërkombëtare.

Ky proces disiplinor demonstron në mënyrën më të qartë të mundshme se Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm është i përgatitur që të manipulojë procesin për të arritur një rezultat të dëshiruar.

EULEX-i ka deklaruar që ju nuk keni bashkëpunuar në hetimet e tyre për pretendimet tuaja për sjellje të pahijshme. A është e vërtetë?

Po dhe Jo. EULEX-i dhe Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm vazhdojnë të pohojnë se unë dështova të bashkëpunoj në një hetim të pavarur. Kjo nuk është e saktë. Personat e emëruar nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm për të udhëhequr hetimin mbi pretendimet e mia për sjellje të pahijshme ishin vetë personat që unë i kisha akuzuar për shkelje të rënda. Ata dhe hetuesit i kishin nën posedim email-et e mia private. Ato emaila ishin marrë në mënyrë të paligjshme nga llogaria ime private elektronike dhe zbuluan se unë isha një sinjalizues. Prandaj, personat që unë i kisha akuzuar për sjellje të pahijshme po udhëhiqnin hetimin për sjelljen e tyre të pahijshme. Jam i sigurt që absurditeti absolut i kësaj nuk do ju ikë.

Unë ju shkrova Ambasadorëve të BE-së që të ankohen sepse ekipi hetues nuk ishte i pavarur. Unë ju thashë Ambasadorëve se do të bashkëpunoja në një hetim të pavarur. Ambasadorët e BE-së thjesht më injoruan.

Unë i shkrova Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar duke i informuar se personat që po udhëhiqnin hetimet ishin persona që kishin marrë postën time private elektronike, dhe persona të cilët unë i kisha akuzuar për shkelje të rënda. Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar u përgjigj se ata ishin të kënaqur, që të dyja hetimet ishin plotësisht të drejta dhe të pavarura.

EULEX-i ka deklaruar që pretendimet tuaja kundër EULEX-it dhe kundër Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm u hodhën poshtë nga një gjykatë në Angli. A është e vërtetë?

Është e saktë që një Tribunali i Punësimit në Angli e ka hedhur poshtë rastin tim kundër EULEX-it dhe Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm. Gjykata angleze nuk gjeti që pretendimet e mia ishin të pavërteta. Gjykata nuk e konsideroi përmbajtjen e pretendimeve të mia. Gjykata hodhi poshtë rastin tim kundër EULEX-it dhe Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm vetëm sepse zbuloi se nuk kishte juridiksion për të dëgjuar pretendimet e mia në Angli. Kjo ishte arsyeja e vetme. Në të vërtetë, këshilltari që u paraqit për EULEX-in dhe Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm përpara gjykatës angleze asnjëherë nuk pretendoi që pretendimet e mia ishin pa meritë ose nëse meritonin të dëgjoheshin përpara një gjykate. Kundërshtimi i tyre i vetëm ishte se gjykata do duhej të ishte në Bruksel e jo në Londër. Pohimet e bëra nga EULEX-i se gjykata hodhi poshtë pretendimet e mia ishin thjesht mashtruese – dhe sinqerisht EULEX-i kishte synim për t’i mashtruar.

z. Simons a mund të na tregoni se çfarë mund të prisni nga komisioni parlamentar i hetimit?

Unë pres që Komisioni të bëjë atë që EULEX-i dhe Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm deri më tani nuk kanë arritur ta bëjnë: të shqyrtojë keqpërdorimet për sundimin e ligjit që ndodhën gjoja në emër të popullit të Kosovës, nga gjykatësit dhe stafi i lartë i EULEX-it, një Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit që pretendon të promovojë sundimin e ligjit.

Unë kam besim në Parlamentin e Kosovës për të kryer një hetim të drejtë, transparent dhe të paanshëm për mënyrën e administrimit të drejtësisë në Kosovë. Unë besoj se kjo është ajo që njerëzit e Kosovës presin – dhe e meritojnë.

Programi “Udhëve” vazhdimisht ka raportuar se si misioni EULEX-it i ka dërguar të gjitha dosjet dhe provat e krimeve të luftës në Kosovë në Prokurorinë për krime të luftës në Serbi. A qëndron kjo? A keni ndonjë informacion?

Po kam. Dhe kjo është një çështje që unë do t’i drejtohem Komisionit Parlamentar të Kosovës. Ekzistojnë një numër çështjesh që më shkaktojnë shqetësim dhe kjo është njëra prej tyre, dhe nuk është çështje që unë do të hyja në të tani, por do ta trajtoj atë përpara Komisionit Parlamentar.

Por, pak para shpërndarjes së kuvendit çështja juaj u mor më seriozisht. Paraqitja juaj para deputetëve është pamundësuar përkohësisht për shkak të gjendjes tonë politike. Cila është kërkesa juaj kryesore për anëtarët e ardhshëm të Parlamentit të Kosovës?

Unë u dërgova nga Zyra e Jashtme dhe e Komonueltit e Mbretërisë së Bashkuar në EULEX. Emërimi im u konfirmua nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe unë u emërova zyrtarisht nga Presidenti i Kosovës. Më pas unë kam shërbyer si gjykatës në gjykatat e Kosovës. Rastet në të cilat unë dhe kolegët e mi gjyqtarë të EULEX-it i kemi kryesuar, kanë përfshirë qytetarë të Kosovës dhe vepra penale të kryera në Kosovë. Më e rëndësishmja, gjykatësit e EULEX-it kanë administruar me drejtësinë në emër të popullit të Kosovës. Prandaj, mendoj se populli i Kosovës ka të drejtë të hetojë se si është administruar drejtësia në Kosovë në emrin e tyre. Si përfaqësues të popullit të Kosovës, unë besoj se Parlamenti i Kosovës ka për detyrë të shqyrtojë dështimet e drejtësisë që kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin. Mbi të gjitha, drejtësia dhe sundimi i ligjit janë themeli i çdo shoqërie të civilizuar.

Unë kam besim se Parlamenti i Kosovës do ta bëjë gjënë e duhur dhe unë jam i gatshëm t’i ndihmoj ata në hetimet e tyre.

z. Simons a keni ndonjë gjë tjetër që do dëshironi ta shtoni?

Jo, unë kam shumë për ti thënë Komisionit Parlamentar dhe sigurisht mund të them se ajo që do t’i tregoj Komisionit do të dërgojë tronditje të mëdha për Komunitetin Ndërkombëtar, por kjo është diçka që nuk e ndiej se jam në gjendje ta bëjë me ju tani, por unë do të jem më se i lumtur që ta diskutoj me ju pasi të jap dëshminë time përpara Komisionit Parlamentar.

z. Simons ju falënderoj shumë për kohën tuaj dhe për ndriçimin e çështjeve tuaja që janë shumë të rëndësishme për ne në Kosovë, dhe shpresojmë që ne do të flasim përsëri pasi të keni dhënë dëshminë tuaj në Parlament.

Faleminderit shumë, mezi po pres për këtë.

Faleminderit. Mirupafshim.

Postimi i mëparshëm

Virologu gjerman Drosten parashikon situatë të frikshme për koronavirusin

Postimi tjetër

Elezaj i KQZ-së shpjegon se pse tash lejohet kandidimi i disa deputetëve

Të ngjajshme Postime

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë
KRYESORE

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë
KRYESORE

Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë

28 August 2025
Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës
KRYESORE

Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës

27 August 2025
Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam
KRYESORE

Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam

27 August 2025
Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare
KRYESORE

Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare

27 August 2025
Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër
KRYESORE

Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër

26 August 2025
Postimi tjetër
Fillon numërimi i votave me postë

Elezaj i KQZ-së shpjegon se pse tash lejohet kandidimi i disa deputetëve

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu