Sergio Ramos ende nuk ka vazhduar kontratën me klubin aktual Real Madrid e cila skadon në verën e këtij viti.
Besohet se kapiteni nuk është ndarë i kënaqur nga oferta e tyre pasi ai po dëshiron kontratë 2 vjeçare gjë që Los Blancos nuk po mendon t’ia ofroi.
Vitin e kaluar u spekulua se lojtari mund të kaloj drejt Anglisë, ndërsa ketë vit destinacioni i tij i mundshëm thuhet të jetë PSG.
Trajneri Mauricio Pochettino thotë se e pret me krah të hapur, transmeton Gazeta Metro.
“Ramos do të vinte në një skuadër që dëshiron të fitojë. PSG është një nga klubet më të mëdha në botë”, tha trajneri argjentinas.




















