Ministria e Shëndetësisë ka publikuar kategorizimin e komunave sipas zonave, në bazë të numrit të infektuar me Covid-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditëve, përcjell InLajmi.
Sipas këtij njoftimi në zonën e kuqe janë Prishtina dhe Fushë – Kosova.
Në zonën e gjelbër janë 18 komuna, sikurse në atë të verdhë.
Deri tash në zonën e kuqe ishin 7 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani dhe Gjilani./InLajmi/