Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj mori pjesë në inaugurimit e punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Mamushë, raporton InLajmi.
Më tej ai sqaroi se kjo Qendër do të kushtojë 1 milion euro, duke premtuar edhe investime të tjera në komunën e Mamushës.
“Ky investim ka qenë i përbashkët më një dinamikë të shtuar dhe e kapë shifrën 1 milion euro. Edhe me ndryshime të reja do të zgjerohen kapacitete e shërbimeve qoftë për gjinekologji”tha ai.
“Edhe me avancimin e kuadrove të reja komuna e Mamushës do të përfitojë”shtoi Zemaj.
Kryetari i komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniqi, tha se ndërtimi i kësaj qendre ka qenë e nevojshme për qytetin e Mamushës.
“…me mbështetjen e kryetarit të partisë dhe deputetëve dhe gjithë Qeverisë kemi arritur të qesim gurthemelin e QKM në Mamushë”.
“Po shpresojmë që me këtë objekt do tu mundësohet shërbimi qytetarëve”.