Kandidati për kryeministër nga LVV-ja, Albin Kurti, ka kujtuar përvjetorin e parë të vdekjes të aktivistit Hysni Hyseni, përcjell InLajmi.
Ai gjitashtu tregoi se ishte një njeri i dashur , i drejtë, puntorë dhe mbi të gjitha atdhetar që e donte vendin e tij.
Kurti tha “Ai nuk e kurseu veten as në protesta kundër padrejtësive, e as në punë të mira për qytetin e vet”.
Postimi i plotë i tij:
Ishte një vit i gjatë ky pa Dodën. Përvjetori i parë i aktivistit dhe qytetarit shembullor, Hysni Hyseni. Njeri i dashur dhe i drejtë, punëtor dhe i guximshëm, e mbi të gjitha ishte atdhetar i paepur që e donte vendin e vet pa hile. Ai nuk e kurseu veten as në protesta kundër padrejtësive, e as në punë të mira për qytetin e vet. I barabartë mes nesh e shembull për ne të gjithë. Zoti e shpërbleftë./InLajmi/
