Këtë të premte u bë shpalosja e pllakës me projektin ideor për Memorialin e Martirëve të Krushës së Vogël, raporton InLajmi
Memoriali i Martirëve në këtë fshat sipas njoftimit të Komunës do të ndërtohet në vendin ku ka ndodhur masakra në mars të vitit 1999.
Kreu i VV-së, Albin Kurti ka theksuar se banorët e Krushës së Vogël nuk do të gjejnë qetësi, nëse nuk ka drejtësi për të gjitha krimet e Serbisë në Kosovë.
“Serbia i ka borxh Kosovës, Krushës së Vogël dhe kombit shqiptar”, ka thënë Kurti, duke shtuar se Kosova ka nevojë për përfaqësues institucionesh që ia kërkojnë këtë borxh Serbisë.
Sipas tij, duhet vepruar edhe për kapjen e kryesve të krimeve të luftës ndaj shqiptarëve, ngase vetëm në këtë mënyrë mund të gjendet e vërteta.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka theksuar se është punuar pak në dokumentimin e asaj që ka ndodhur në Kosovë.

“Ky memorial është një përkujtues për gjithë botën se çka ka ndodhur këtu dhe që kjo të mos përsëritet kurrë më”, ka thënë Haskuka”, ka thënë ai. /InLajmi/