Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka dekoruar juristin Nazmi Jakurtin me medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se shqiptarët në diasporë kanë krijuar të arriturat profesionale ku vazhdimisht kanë kontribuar në çështjet e Kosovës dhe janë bërë shembull për komunitetin ku jetojnë.
Postimi i plotë i tij:
Me Nazmi Jakurtin i kemi dy dekada bashkudhëtimi politik. Ai ka mbaruar masterin për drejtësi në Lucern dhe është një jurist shumë i respektuar në Zvicër. Kemi punuar për së afërmi në çështjet e bashkëpunimit me Zvicrën dhe vendet e Evropës Qendrore, veçanërisht për problemet e diasporës shqiptare. Ai ka disa vite që udhëheq Lidhjen Shqiptare në Botë (LSHB).
Sot i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare.
Shqiptarët në diasporë, përpos përvojës kanë krijuar edhe të arritura profesionale, me të cilat vazhdimisht i kanë shërbyer Atdheut, por edhe janë bërë shembull për komunitetin ku jetojnë./InLajmi/