Në mesditen e së enjtes u varros trupi i Albert Krasniqit, i cili u vra në mbrëmjen e së mërkurës dhe që dyshohet se dorasi i kësaj vepre ishte babai i tij i cili e privoi nga jeta të birin, raporton InLajmi.
Në varrimin e të ndjerit morën pjesë qindra njerëz të cilët e përcollën për në banesën e tij të fundit, duke i dhënë lamtumirën të ndjerit.
Ndërkaq gjatë ditës së djeshme policia kishte konfirmuar një vrasje në kryeqytet, ku konkretisht bëhej fjalë për Albert Krasniqin.
Ndërsa në raportin 24 orësh u dhanë detaje lidhur me rastin në mëngjesin e së enjtes.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën vrasje e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, njësia e mjekësisë ligjore dhe ekipi i urgjencës i cili e ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”,thuhej në njoftim. /InLajmi/




















