Albert Krasniqit u vra në kryeqytet, mbrëmjen e djeshme, e ku i dyshuar për vrasjen e tij është babai Skender Krasniqi, shkruan InLajmi.
Lajmin e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës e cila kishte dhënë detaje mbi vrasjen e të riut nga Prishtina.
“Prishtinë 27.01.2021 – 17:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën vrasje e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, njësia e mjekësisë ligjore dhe ekipi i urgjencës i cili e ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”,thuhet në njoftim.
Ndërkaq mësohet se babai i Albertit, Skender Krasniqi ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në zonën Operative të Llapit.
Madje ai ishte ndër emrat e parë që iu kishte bashkuar UÇK-së.
Krasniqi këtë gjë i njëjti e kishte dëshmuar plot herë edhe përmes publikimit të shumtë fotografive të asaj kohe./InLajmi/