• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 21 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Rarporti që tregon se Kosova nuk ka përparim në luftën kundër korrupsionit

J G nga J G
28 January 2021
në Kosovë
0 0
0
Rarporti që tregon se Kosova nuk ka përparim në luftën kundër korrupsionit
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Viti 2020 solli një tablo të zymtë përsa i takon korrupsionit në botë, ku shumica e vendeve ka bërë pak ose aspak përparim në drejtim të luftës ndaj kësaj dukurie.

Në raportin e përvitshëm për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë, organizata Transparency International thotë se korrupsioni jo vetëm minoi përgjigjen globale ndaj pandemisë COVID-19, por kontribuoi në një krizë të vazhdueshme të demokracisë.

Sipas Transparency International, 2/3 e vendeve ose kanë mbetur në vend ose kanë pësuar rënie përsa i takon luftës kundër korrupsionit. Shqipëria dhe Kosova kishin 36 pikë në një sistem llogaritjeje të indeksit ku 100 pikë do të thotë mungesë korrupsioni dhe zero, korrupsioni më i lartë.

Korrupsioni vazhdon të mbetet një problem madhor në Shqipëri dhe Kosovë, që pengon përparimin demokratik dhe frenon aspiratat e qytetarëve për një jetë më të mirë, sipas Transparency International.

Krahasuar me vitin e kaluar, Shqipëria ka një pikë më shumë, ndërsa Kosova nuk ka ndryshuar numër pikësh, por të dyja vendet janë në grupin e vendeve me korrupsion të lartë dhe pa përparim në luftën kundër tij.
Shqipëria është dy vende më lart sesa vitin e kaluar, ndërsa Kosova tri vende më poshtë, por vetë organizata u kushton më shumë rëndësi pikëve.

“Metodologjia jonë e vë theksin më shumë tek rezultatet e vendeve ndërsa renditjet janë gjithmonë relative dhe varen nga ecuria e vendeve të tjera”, thotë për Zërin e Amerikës Lidija Prokic, Këshilltare Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore në këtë organizatë.

Prokic thotë se ngecja në këtë nivel për pothuajse një dekadë tregon mangësitë në sundimin e ligjit.“Pa këtë sundim funksional të ligjit, institucionet nuk janë në gjendje të punojnë në mënyrë efektive dhe të ndjekin rastet e korrupsionit”,thotë ajo.

Prokic thotë gjithashtu se ajo që ndikon tek mungesa e përmirësimit është ndikimi politik mbi sistemin gjyqësor, mungesa e kapacitetit të institucioneve dhe mungesa e pavarësisë së institucioneve gjyqësore kryesisht për të proceduar rastet e korrupsionit.

Këto dukuri thotë ajo, i sheh si në Shqipëri, edhe Kosovë, po ashtu si edhe prirjen për mungesë transparence kur bëhet fjalë për prokurimet publike.

“Dhe nuk flas vetëm për procesin e prokurimit kur tenderët shpallen dhe vendosen, por kjo vlen edhe për menaxhimin e kontratave publike. Është shumë e rëndësishme që kjo të bëhet në një mënyrë transparente dhe të sigurojmë që këto kontrata të mos merren vetëm nga kompanitë që janë pranë vendim-marrësve në institucionet shtetërore”,thotë ajo.

Një nga aspektet që ka analizuar për vitin 2020, Transparency International është edhe lidhja mes shkeljeve të standardeve demokratike në përgjigjen ndaj COVID-19-ës dhe nivelit të korrupsionit në vend. Sa më i lartë korrupsioni, aq më të larta shkeljet.
Shqipëria

Raporti i këtij viti ka analizuar se si gjithë këto mangësi janë reflektuar edhe tek pasojat për COVID-in dhe Transparency International ka ndeshur probleme në këtë drejtim në Shqipëri.

“Kemi vërejtur shqetësime në lidhje me transparencën edhe në prokurimin publik të lidhur me COVID-in. Dhe kjo është diçka që me të vërtetë meriton shumë vëmendje nga ana e qeverisë. Do të ishte shumë inkurajuese nëse qeveria të reagonte për ato shqetësime”,thotë Prokic.

Por shqetësimet shtrihen përtej zbatimin e rregullave anti-korrupsion.

“Kanë të bëjnë edhe me trajtimin e shoqërisë civile dhe trajtimin e mediave të pavarura dhe gazetarëve investigative. Jemi dëshmitarë që pretendimet e tyre shpesh hidhen poshtë dhe se ata trajtohen si një lloj opozite në vend që të shihen si një faktori korrigjues në shoqëri”.

Duke iu referuar paketës anti-shpifje, Prokic thotë se është një çështje shumë e ndjeshme dhe se këto veprime kanë ndikim tek lufta kundër korrupsionit.

“Ato jo vetëm që shkelin lirinë e shprehjes së qytetarëve, por gjithashtu frenojnë, ose më saktë kanë një efekt frikësues dhe paralizues tek njerëzi që ndoshta mund të vendosnin të raportonin raste korrupsioni ose të paraqisnin prova për akuzat për korrupsion”,thotë zyrtarja e Transparency International.

Kosova

Dallimi për Kosovën, thotë Prokic është tek të veçantat e zhvillimeve politike atje.

“Situata në Kosovë është vërtet e mbingarkuar me çështje që janë thellësisht politike dhe kjo ka çuar mendoj në ngecje të përpjekjeve anti-korrupsion”,thotë ajo.

Ajo shton se kuadri institucional dhe ligjor po formohet dhe kjo jep arsye për një optimizëm të matur.

“Por që të mund të themi se vendi me të vërtetë po përpiqet të bëjë ndryshime të thella, duhet të shohim që ato ligje po zbatohen dhe institucionet janë plotësisht funksionale. Dhe kjo akoma, për fat të keq mungon”,thotë ajo.

Si Kosova, edhe Shqipëria kanë vend për përmirësim kur bëhet fjalë për liritë e medias, lirinë e shprehjes, lirinë e tubimit dhe shoqërinë civile.

“Niveli i demokracisë është i lidhur ngushtë me efektivitetin dhe suksesin në luftën kundër korrupsionit”, thotë Prokic.

Tipare dhe sfida të përbashkëta në rajon

Bosnje-Hercegovina ka pësuar një rënie prej shtatë pikësh që prej vitit 2012 dhe kështu përbën rast shqetësues në rajon. Edhe Serbia ka pësuar një rënie prej katër pikësh.
Por kjo nuk do të thotë që ato janë shumë më keq se vendet e tjera. Edhe me këtë rënie, Serbia ka 38 pikë, dy pikë më shumë se sa Shqipëria dhe Kosova, ndërsa Bosnje-Hercegovina ka 35 pikë, një pikë më pak se Shqipëria dhe Kosova, pra statistikisht është pothuajse i njëjti nivel. Edhe Maqedonia e Veriut ka 35 pikë.
Por rënia graduale ose ngecja në vend në Ballkanin Perëndimor ka pasoja që shkojnë përtej abstraksionit të normave demokratike.

“Kur qytetarët nuk shohin përmirësim në luftën kundër korrupsionit, ata nuk shohin perspektivë për të ardhmen e tyre. Dhe për fat të keq vendet e rajonit janë gjithashtu ndër vendet me rrjedhje më të madhe të trurit në shkallë globale”,thotë Prokic.

Duhet që institucionet të bëhen më efektive që qytetarët të bëhen më optimistë, thotë ajo.
Një pikë tjetër ku e vë theksin Prokic është hendeku mes adoptimit të një kuadri legjislativ dhe zbatimit të tij. Madje ajo thotë se ky hendek është refkektuar në indeksin e përvitshëm të Transparency International.
Vitet kur rezultatet ishin më të larta për këto vende, ishin ato kur po ngriheshin institucione ose po bëheshin ndryshime të rëndësishme legjislative të parashikuara për për sisteme më të forta kontrolli midis pushteteve, ose për legjislacion më të fortë anti-korrupsion dhe kornizë zbatimi.

“Dhe tani shohim tendencën e rënies ose ngecjes e cila është një mënyrë tjetër për të mos përparuar, por që lidhet me mungesën e zbatimit. Kur mungesa e zbatimit të ligjeve që janë relativisht të mira është aq e përhapur, duhet të pyesim veten nëse qeveritë po e marrin seriozisht këtë çështje”,thotë Prokic.

Ajo shton raportet e progresit të Komisionit Evropian nxjerrin në pah këtë element si shumë domethënës.

 

Tags: KorrupsionikosoveShqipëriTransparency International.
Postimi i mëparshëm

Arban Abrashi: Largimi i Vjosa Osmanit s’ka ndikuar në votat e LDK-së

Postimi tjetër

Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore, pas vërshimeve

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë
Kosovë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës
Kosovë

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira lokale

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot mjaft i nxehtë dhe me zagushi, temperaturat maksimale deri në 33 gradë celsius

19 June 2025
Gruaja që u godit nga vetura në Prishtinë është në gjendje stabile
Kosovë

Gruaja që u godit nga vetura në Prishtinë është në gjendje stabile

18 June 2025
Postimi tjetër
Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore, pas vërshimeve

Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore, pas vërshimeve

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 29 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 21 qershor ndër vite?

21 June 2025
Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

21 June 2025
Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

21 June 2025
Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu