Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,ka zhvilluar nje takim mbrëmjen e të mërkurës me bashkëluftetarët dhe banorët në Kaçanik të Ferizajit, përcjell InLajmi.
Limaj tha se është mirënjohës dhe falenderues ndaj bashkëluftëtarët e mbeshtetësëve në Kaçanik për përkrahjen e tyre për partinë e Nismës në zgjedhjet e 14 shkurtit poashtu edhe për mbrojtjen e të vërtetes kombëtare e historike.
Postimi i plotë i tij:
Mbrëmë në konakun e Behgjet Koxhës në Kaçanik, zhvillova një bashkëbisedim me bashkëluftëtarë dhe të rinj që kanë vendosur për të përkrahur kauzën tonë për një zë të fuqishëm për Çlirimtarët në Parlament dhe kudo nëpër agjendat politike, vendore e ndërkombëtare.
U jam mirënjohës dhe falënderues bashkëluftëtarëve e mbështetësve tanë të rinj në Kaçanik, për gatishmërinë e tyre për të mbështetur Nismën për zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe për rreshtimin krah kauzës zonë për Çlirimtarët, për të mbrojtur të vërtetën tonë kombëtare dhe historike./InLajmi/




















