Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adelina Grainca ka publikuar nje video ku tregon për rrugëtimin e saj dhe deri tek arsyjet që e ka shtyrë ti futet politikës pra garës së saj si deputete, përcjell InLajmi.
Grainca tha se pandemia ka rënduar qytetarët dhe sfera më e prekur është ajo e ekonomisë prandaj ne duhet të bëhemi bashkë.
“Pandemia që rëndoi jetën e qytetarëve dhe goditi ekonominë, na tregoi se sa e rëndësishme është që të jemi solidarë dhe bashkë, teksa secili përjetuam një vit tejet të vështirë”,thotë ajo.
Kandidatja për deputet gjithashtu tha se ka vendosur t’i bashkohet PDK-së, për të dhënë ndihmen e saj në dhe për të ndihmuar njëri tjetrin në Rimëkëmbjen e Kosovës.
“Unë kam vendosur t’i bashkohem Rimëkëmbjes. Me vullnet të madh dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, sepse e madhe dhe e jashtëzakonshme është nevoja për ta ndihmuar njëri-tjetrin dhe për qenë bashkë në Rimëkëmbjen e Kosovës”,tha ajo./InLajmi/