Në varrezat e qytetit të Prishtinës i është dhënë lamtumira e fundit biznesmeni Albert Krasniqi, që dyshohet se u vra nga babai i tij, raporton InLajmi.
Në varrimin e Krasniqit morën pjesë qindra njerëz, familjarë, miq e bashkëpunëtorë të të ndjerit.
Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:00, në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, ka thënë Flora Ahmeti.
Biznesmeni Albert Krasniqi u bë lajm për mediet, pasi para disa ditësh u njoftua se është divorcuar nga ish-miss Kosova, Besa Gashi, pas vitesh martese, të cilët kanë një vajzë së bashku./InLajmi/