Ministria e Shëndetësisë informon në 24 orët e fundit janë kryer 1 964 teste dhe janë regjistruar 336 raste të reja me COVID-19.
Ndërsa, 10 pacientë kanë humbur jetën me virusin korona, transmeton Alsat M.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 385 persona. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarëve me Koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 91.891.