Po ofrohet dita e zgjedhjeve dhe partitë politike të vendit janë angazhuar në fushata parazgjedhore, përcjell InLajmi.
Edhe pse kohë pandemie , masat anti-Covid nuk po respektohen pasi qe po bëhen grumbullime të njerëzve.
Së fundi, në rrjete sociale kanë qarkuluar imazhe të shumta nga tubimet me shumë njerëz, ku ekziston rrezik i madh i infektimit me koronavirus.
E kjo gjë po ngjallë shumë reagime nga kategori të ndryshme të cilat po kritikojnë një veprim të tillë nga subjektet politike
Këngëtari Shkëlzen Jetishi-Xeni, me anë të një postimi në Instagram, reagoi lidhur me tubimet e partive.
“Hajde rregull hajde…”, ka shkruar ai, duke ua kujtuar që dasmat ende nuk lejohen të mbahen pikërisht për shkak të evitimit të turmave./InLajmi/




















