Banorët e fshatit Rezallë të Skenderajt, tash e një kohë kanë probleme me energjinë elektrike.
Në fotografi shihet se një shtyllë elektrike tashmë është rrëzuar dhe ka bllokuar një veturë.
Si pasojë e rrëzimit të kësaj shtylle elektrike, kabllot kanë mbetur në rrugë duke rrezikuar kështu edhe kalimtarët, trasmeton telegrafi.
Probleme me furnizimin me rrymë, kanë edhe disa fshatra tjerë të Komunës së Skenderajt.