Levizja Vetevendosje ka njoftuar se e ka dorëzuar Ankesën në Gjykatën Supreme lidhur me Vendimin e PZAP-së, përcjell InLajmi.

Blerim Sallahu ishte përfaqësuesi ligjor i LVV-së i cili pas dorëzimit është pronuncuar për media duke rithksuar se kandidatët e përjashtuar nga lista e LVV janë subjekt i një padrejtësie të shkaktuar nga vendimet e KQZ-së dhe PZAP-së, kështu që presim që Gjykata Supreme ta korrigjoj këtë vendim.

Postimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:
Lëvizja VETËVENDOSJE! dorëzoi sot Ankesën në Gjykatën Supreme lidhur me Vendimin e PZAP-së.
Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes, Blerim Sallahu pas dorëzimit të ankesës në prononcimin për media ritheksoi edhe njëherë se kandidatët e përjashtuar nga lista jonë janë subjekt i një padrejtësie të shkaktuar nga vendimet e KQZ-së dhe PZAP-së, kështu që është e arsyeshme që të pritet korrigjim nga Gjykata Supreme./InLajmi/




















